Site icon PrishtinaPress

Miratohen disa projektligje por jo ai për ekzekutimin e sanksioneve penale

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare, ku kanë kaluar në lexim të dytë projektligji për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore dhe projektligji për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.

Gjithashtu, është miratuar në lexim të dytë projektligji për plotësimin e ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, por jo edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për minierat dhe mineralet.

Po ashtu, ndër tjerash nuk ka kaluar propozim-rezoluta në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Projektligji për mbrojtjen nga zhurma ka kaluar në lexim të tretë, ndërkohë, është formuar komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Exit mobile version