Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit e ka miratuar sot raportin me amandamente për Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Këto amandamente të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës kanë shkuar në seancë pa përkrahje të Komisionit për Legjislacion, kryetari i së cilit, Adnan Rrustemi, ka thënë se nuk është gjetur pajtueshmëria për gjashtë amandamentet e propozuara nga partia në fjalë.