Site icon PrishtinaPress

Miratimi i Projektligjit për IVF, Vitia: Kjo është një nismë që mbështet drejtëpërdrejt familjet e qytetarëve tanë

Kuvendi i Kosovës  ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia i ka falenderuar deputetët për mbështetjen, duke shtuar se ky është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët.

“Shumëkush ka kaluar nëpër përvojën e mundimshme dhe të kushtueshme të fertilizimit të asistuar, IVF. Udhëtimet e shpenzimet janë kaq të mëdha saqë shumë familje kanë shpenzuar të gjitha kursimet e tyre, e jo rrallë edhe pronat, vetëm për ta siguruar këtë trajtim. Finalizimi i këtij ligji në hapin e ardhshëm nga Kuvendi do të hapë rrugën për këtë shërbim kaq të vyeshëm në institucionet tona publike dhe pa kosto shtesë”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Postimi i plotë i Vitisë:

Sot Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë një ligj jashtëzakonisht të rëndësishëm për shumë qytetarë.

I falenderohem deputetëve që e mbështetën!

Shumëkush ka kaluar nëpër përvojën e mundimshme dhe të kushtueshme të fertilizimit të asistuar, IVF.

Udhëtimet e shpenzimet janë kaq të mëdha saqë shumë familje kanë shpenzuar të gjitha kursimet e tyre, e jo rrallë edhe pronat, vetëm për ta siguruar këtë trajtim.

Finalizimi i këtij ligji në hapin e ardhshëm nga Kuvendi do të hapë rrugën për këtë shërbim kaq të vyeshëm në institucionet tona publike dhe pa kosto shtesë.

Ky ligj veçanërisht ka si qëllim sigurinë dhe monitorimin e rregullsisë në të gjitha procedurat për fertilizimin e asistuar.

Kjo është një nismë që mbështet drejtëpërdrejt familjet e qytetarëve tanë.

Ju falemnderit deputetëve që e mbështetën dhe votuan!

Exit mobile version