Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia i ka falenderuar deputetët për mbështetjen, duke shtuar se ky është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët.
“Shumëkush ka kaluar nëpër përvojën e mundimshme dhe të kushtueshme të fertilizimit të asistuar, IVF. Udhëtimet e shpenzimet janë kaq të mëdha saqë shumë familje kanë shpenzuar të gjitha kursimet e tyre, e jo rrallë edhe pronat, vetëm për ta siguruar këtë trajtim. Finalizimi i këtij ligji në hapin e ardhshëm nga Kuvendi do të hapë rrugën për këtë shërbim kaq të vyeshëm në institucionet tona publike dhe pa kosto shtesë”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Postimi i plotë i Vitisë:
Sot Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë një ligj jashtëzakonisht të rëndësishëm për shumë qytetarë.
I falenderohem deputetëve që e mbështetën!
Shumëkush ka kaluar nëpër përvojën e mundimshme dhe të kushtueshme të fertilizimit të asistuar, IVF.
Udhëtimet e shpenzimet janë kaq të mëdha saqë shumë familje kanë shpenzuar të gjitha kursimet e tyre, e jo rrallë edhe pronat, vetëm për ta siguruar këtë trajtim.
Finalizimi i këtij ligji në hapin e ardhshëm nga Kuvendi do të hapë rrugën për këtë shërbim kaq të vyeshëm në institucionet tona publike dhe pa kosto shtesë.
Ky ligj veçanërisht ka si qëllim sigurinë dhe monitorimin e rregullsisë në të gjitha procedurat për fertilizimin e asistuar.
Kjo është një nismë që mbështet drejtëpërdrejt familjet e qytetarëve tanë.
Ju falemnderit deputetëve që e mbështetën dhe votuan!