-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Mioma në mitër – simptomat, diagnoza dhe trajtimi

Vlerësohet se katër nga pesë gra ndërmjet moshës 30 dhe 50 vjeç mund të kenë fibroide/mioma në mitër. Në shumicën e rasteve, këto janë tumore beninje që nuk shkaktojnë simptoma. Megjithatë, një e treta e pacientëve mund të përjetojnë: gjakderdhje të madha gjatë ciklit, dhimbje barku, parehati gjatë marrëdhënieve seksuale, etj. Përveç dhimbjes, fibroidet mund të shkaktojnë anemi dhe të ndikojnë seriozisht në cilësinë e jetës së gruas. Ato gjithashtu mund të kontribuojnë në infertilitet, sepse ekzistenca e tyre e bën të vështirë implantimin e embrionit, duke rezultuar me aborte të përsëritura.

Çfarë janë miomat në mitër?
Të njohura edhe si fibroide, ato janë masa jonormale, tumore beninje që rriten në mitër, por ndonjëherë shfaqen edhe në qafën e mitrës.
Fibroidet mund të rriten në murin muskulor të mitrës brenda dhe jashtë. Këto rritje zakonisht nuk janë kancerogjene dhe nuk kanë prirje për tu shndërruar në kancerogjene.

Kjo patologji beninje është shumë e përhapur. Kështu, madje 80% e grave do të përballen me shfaqjen e tyre në një moment të jetës. Trajtimi i tyre rekomandohet vetëm kur ato shkaktojnë simptoma ose e vështirësojnë shtatzëninë.

Sipas vendndodhjes së tyre, fibroidet zakonisht ndahen në tre kategori: subserozale, intramurale dhe submukozale. Përafërsisht 55% e fibroideve janë subserozale, 40% janë intramurale dhe 5% janë submukozale.

Cilat janë shkaqet e shfaqjes së miomave?
Shkaqet e miomave janë të panjohura, por mendohet se janë të lidhura ngushtë me hormonet femërore: estrogjenin dhe progesteronin.
Gjatë periudhës së menopauzës, kur këto hormone zhduken, rritja e miomave zakonisht ndalet, madje edhe madhësia e tyre mund të zvogëlohet. Por nuk zhduken plotësisht.

Llojet e miomave
Miomat mund të klasifikohen sipas vendndodhjes së tyre:
– Në pjesën e brendshme të murit muskulor të mitrës – fibroide submukozale.
– Në pjesën e mesme të muskulaturës së mitrës, pa dalje të tyre jashtë apo brenda: intramurale.
– Në pjesën sipërfaqësore të murit që shtyhen drejt pjesës së jashtme: fibroma subseroze.

Cilat janë simptomat?
Simptomat e shkaktuara nga fibroidet varen nga vendndodhja dhe madhësia e tyre. Madhësia e tyre mund të ndryshojë nga dimensione mikroskopike deri në madhësinë e një portokalli ose edhe më të madha. Zakonisht fibroidet e mëdha janë ato që shkaktojnë simptoma më serioze.

Shumica e këtyre tumoreve beninje janë të vogla dhe nuk shkaktojnë simptoma, por menstruacionet e gjata, dhimbja dhe presioni në pjesën e legenit (pelvisit) mund të jenë disa nga shenjat.

Simptomat më të zakonshme janë:
– Gjakderdhje jonormale, perioda të rënda ose gjakderdhje ndërmjet cikleve
– Dhimbje të pelvisit dhe/ose mesit.
– Inkontinencë urinare.
– Sterilitet, në përqindje të ulët.
– Siklet gjatë marrëdhënieve seksuale.
– Kapsllëk për shkak të presionit në rektum.
– Si diagnostikohen miomat?
– Diagnoza vendoset me anë të ekzaminimit gjinekologjik, ekzaminim vaginal ose palpacion abdominal. Ekografia gjinekologjike identifikon fibroidet e mitrës duke përcaktuar vendndodhjen dhe madhësinë e tyre.

Si trajtohen miomat?
Trajtimi rekomandohet vetëm nëse ato shkaktojnë simptoma dhe më pas në varësi të moshës së gruas, preferencave të saj etj. bëhet përzgjedhja e trajtimit të duhur.

Ekzistojnë disa lloje të trajtimit:

– Kontraceptivët hormonalë të kombinuar shpesh reduktojnë gjakderdhjen.
– Analogë të gonadotropinës – hormon çlirues. Zakonisht ato përdoren vetëm para operacionit për të zvogëluar madhësinë e miomit.
– Moduluesit e progesteronit. Shumë efektiv në zvogëlimin e madhësisë së miomit dhe në reduktimin e gjakderdhjes, por mund të shkaktojë efekte anësore serioze.
– Embolizimi i arterieve që mbërrijnë deri tek këtë trupa të rritur. Qëllimi është të ndërpritet furnizimi me gjak i miomit duke injektuar substanca okluzive vaskulare përmes një kateteri.
– HIFU. Shkatërron fibroidet duke përdorur ultratinguj. Ndërhyrje e shpejtë që nuk kërkon prerje. Është efektive për ato fibroide intramurale që nuk i kalojnë përmasat 7-8 cm.
– Radiofrekuenca. Kryhet në mënyrë vaginale me anë të një gjilpëre të hollë e cila depërton nxehtësi brenda fibromës dhe nekrotizon indin.
– Operacion me ruajtje të mitrës. Operacioni konsiston në heqjen e fibroideve duke përdorur teknika të tilla si laparoskopia, histeroskopia ose laparotomia.
– Kirurgjia e plotë. Histerektomia ose heqja e plotë e mitrës, mund të bëhet në mënyrë laparoskopike. Ky operacion indikohet vetëm për gratë që nuk dëshirojnë më të kenë fëmijë dhe duan të zgjidhin simptomat e fibroideve.

Në Spitalin klinik Zhan Mitrev disponojmë me ekip specialistësh që do të ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjes së duhur për trajtimin e fibromave dhe të gjitha problemeve të tjera gjinekologjike dhe uro-gjinekologjike.

Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img