Site icon PrishtinaPress

MINT shfuqizon 15 certifikata të bizneseve, “kishin përmbajtje antikushtetuese”

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka thënë se janë shfuqizuar 15 certifikata të regjistrimit të bizneseve në të cilat thotë se kishin përmbajtje antikushtetuese.

Sipas ministrisë, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës e ka bërë shfuqizimin pas shqyrtimit të listës së 48 bizneseve me përmbajtje antikushtetuese.

Në njoftim është publikuar lista me këto shoqëri tregtare, që sipas ministrisë, kanë dorëzuar për regjistrim dokumentacion që cenon Republikën e Kosovës.

Në këtë listë janë: BOMEK SH.P.K.; LENSIA SH.P.K. (me emërtim te vjetër EPOXY SB- BODEN L.L.C.); MAP SH.P.K.; MTS D.O.O.; NDERTIMI FI 6285 92 SH.A.; THE BUSINESS CLUB L.L.C.; LIRIAN CARS L.L.C.; BUS SOFTËARE SH.P.K.; GLOBOSOS SH.P.K.; AGENCY S&E SH.P.K.; DEVOLLI GROUP SH.P.K.; VITALAND L.L.C.; BEYOND SH.P.K.; ELBA PARTNERS L.L.C; PITE KATUNI SH.P.K.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se “këto 15 shoqëri tregtare, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Pec, Republika Srbija“; “Pec, SRB“; “Gnjilane, Srbija”; “Pristina, Srbija”; “Djakovica, Republika Srbija”; “Kosovska Mitrovica, Republika Srbija” etj”.

 

Exit mobile version