1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

MINT pas aksionit të Prokurorisë: Po tentohet të keqinformohet publiku

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka reaguar pas aksionit policor që rezultoi me arrestimin e dy zyrtarëve të MINT si të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

MINT thotë se mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore ani pse shprehen të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje ligjet, raporton Klan Kosova.

“Sot, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, erdhën njësia hetuese e Prokurorisë Speciale, me urdhër të prokurorit Valdet Gashi për kontroll në zyret e dy zyrtarëve të lartë të MINT, të Drejtorit të Departamentit për rezervat shtetërore, z. Hafiz Gara dhe Drejtorit të Deparmentit të integrimeve evropiane, z.Irfan Lipovica. Për më tej Prokuroria Speciale ka bërë njoftimet për rastin që po hetohet nga ta”, thuhet në reagimin e MINT në Facebook.

Sipas kësaj ministrie, për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keqinformohet publiku në Kosovë.

“Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe kordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast”, thuhet në reagim.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, pret që organet e hetimit të kenë në vëmendje që krahas punës hetimore, të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës sonë, e klasifikuar sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore dhe Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”, thuhet tutje.

Sipas MINT, procesi i furnizimit me mallra për Rezervën Shtetërore, me standarde dhe parametra të përcaktuara të cilësisë, është trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi.

“Ministria është e përkushtuar të vazhdojë me rritjen e Rezervës Shtetërore edhe në këtë vit, sipas Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës sё Kosovës pёr vitin 2023, me qëllim që të sigurojë qytetarët që në rrethana të jashtëzakonshme të kenë përkrahjen shtetërore në tejkalimin e situatave eventuale të krizës”, përfundon reagimi i MINT.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img