Site icon PrishtinaPress

MINT insiston se ka të drejtë në mbylljen e Klan Kosovës

Ministria që drejtohet nga Rozeta Hajdari edhe njëherë ka dalë me një “sqarim” për rastin Klan Kosova

Sipas njoftimit të lëshuar për media thuhet se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, pas verifikimit të të gjithë dokumentacionit në dispozicion për Klan Kosovën Sh.P.K., ka konstatuar se vendimi i shkallës së parë ishte i drejtë dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Për hir të sqarimit të opinionit publik, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se:

Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, pas verifikimit të të gjithë dokumentacionit në dispozicion për Klan Kosovën Sh.P.K., ka konstatuar se vendimi i shkallës së parë ishte i drejtë dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. Kjo, pasi që Komisioni ka siguruar dokumentacionin aktual nga institucioni përkatës në Maqedoninë e Veriut, për “Pronarët e Vërtetë të Subjektit”, në të cilin dokumentacion ka gjetur se Kosova paraqitet përsëri si pjesë e Serbisë.

Në bazë të këtij dokumentacioni, i cili gjendet më poshtë (shih f. 1 dhe 3), Komisioni ka refuzuar ankesën e parashtruar nga pala në procedurë, duke konfirmuar të njëjtën shkelje të Kushtetutës që e ka konstatuar ARBK në shkallën e parë.

Çdo palë në procedurë gëzon të drejtën e ankimimit ndaj vendimeve të ARBK-së. Mirëpo, shkeljet e Kushtetutës nuk mund të konsiderohen kurrë si çështje “teknike”.

Exit mobile version