-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

MINT del me një arsyetim pasi u kritikua shumë për përjashtimin e dy punëtorëve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka dalë me një reagim pas largimit të dy punëtorëve, njëheri sinjalizues, vendim ky për të cilin u kritikua shumë.

Sipas institucionit të drejtuar nga Rozeta Hajdari, Arian Krasniqi dhe Ermal Kutllovci “kanë bërë shkelje të rënda të detyrës dhe përgjegjësive të punës”.

MINT pretendon se Krasniqi ka shpërndarë për publikun lajme të pavërteta.

“Inicimi i procedurës disiplinore për nëpunësin civil, z. Arian Krasniqi, ka ardhur pas disa shkeljeve të përsëritura duke shpërndarë për publikun lajme të pavërteta ndaj MINT, të publikuara nga portalet, për më tepër duke dhënë gjykimin e tij personal dhe të pavërtetë, dhe duke inskenuar situata të takimeve me menaxhmentin e lartë të MINT.” – thuhet në komunikatë.

Po ashtu, tutje thuhet:

“Shkelje tjetër po ashtu është evidentuar edhe tejkalimi i hierarkisë institucionale dhe duke ju referuar raportit të vijueshmërisë/evidencave të hyrje-daljeve për periudhën janar-dhjetor 2023 për nëpunësin civil në fjalë, janë paraqitur vonesa të shumta dhe të paarsyetuara”.

Ndërkaq, për Kutllovcin, MINT pretenedon se ka tejkaluar hierarkinë dhe kompetencën “duke nxjerrë informacione” që s’i lejohen.

“Ndërkaq, Inicimi i procedurës për z. Ermal Kutllovci, ka ardhur pas përsëritjes së shkeljeve të rënda disiplinore ndër të tjera duke tejkaluar hierarkinë, kompetencën dhe duke nxjerr informacione që nuk i lejohet sipas legjislacionit në fuqi si dhe me përmbajtje ofenduese për menaxhmentin e MINT, përfshirë paragjykime dhe vlerësime të proceseve, dokumenteve dhe situatave pa bazë dhe argument.” – shkruan në komunikatë.

Tutje, thuhet se Kutllovci ka refuzuar të nënshkrujaë deklaratën e konfidencialitetit.

Reagimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img