0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Minstrat e Kurtit dalin me video për denoncimet që kanë bërë, sulmojnë Specialen pas aksionit të fundit për rezervat

Peci dhe Hajdari, dy ministrat e Kurtit kanë publikuar video për denoncimet që kanë bërë, duke thënë se Prokuroria Speciale nuk ka marrë asnjë veprim tash e sa kohë ndaj tyre.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shkuar dje në Stankaj të Pejës nga ku ka informuar se ka marrë vendim për lirimin e objekteve nga pronat e Institutit Bujqësor të Kosovës.

Për këtë pret nga mekanizmat ekzekutiv që ky vendim të implementohet.

Lidhur me rastin ai thotë se Prokuroria nuk ka ndërmarrë veprime edhe përkundër denoncimit që ka bërë për ndërtimin e 25 villave atje siç thotë në mënyrë të kundërligjshme.

“Jam në Staknaj të Komunës së Pejës, vendin në të cilin para një viti kam bërë denoncim publik për ndërtimin e 25 villave në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës”, tha Peci në videon e publikuar.

“Si duket pritja jonë ka qenë e kotë, sot kam marrë vendim për lirimin e gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme”.

Para dy ditësh një video të ngjashme e publikoi edhe ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

“Janë bërë më shumë se dy vite, prej kur kemi parandaluar një keqpërdorim multimilionësh dhe kemi dorëzuar kallëzimin penal”, thotë Hajdari në videon e publikuar.

“Ka kaluar po aq kohë dhe askush nuk është thirrur në përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë”.

Ministrat e Kurtit i kanë publikuar këto video pas aksionit të fundit të Prokurorisë Speciale për rezervat shtetërore, aksion ky nga i cili mbetën të arrestuar tre persona.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img