Qytetarët në rrugën “Muharrem Fejza” tani po përballen me një problem tjetër. Atë të pranisë së brejtësve.
Përmes platformave sociale, banorë të zonës kanë publikuar pamje ku shihet një numër i minjve afër mbeturinave që janë mbledhur.
Qytetari Arben Rashiti ka thënë se nga përditshmëria, njerëzit e kanë humbur edhe frikën.
Ai tutje pyeti nëse do të merret dikush me këtë çështje, pasi deri më tani çdo gjë ka qenë dytësore.
Më poshtë edhe videoja e publikuar nga ai.