Ministrja e Turizmit në Serbi, Tatjana Matiq në zyrë e mban një hartë të madhe që e shfaq Republikën e Kosovës si pjesë integrale të shtetit serb.
Përmes një fotografie që është bërë në ambientet e ministrisë në Beograd që drejtohet nga Matiq, ajo shfaqet pranë hartës në fjalë.
Matiq duket se hartën në të cilën e shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë e ka “fiksim”.

Në shumë nga paraqitjet e saj e para e turizmit serb në prapavijë e ka mu hartën në fjalë, shkruan Klan Kosova.
Madje ajo ka mbajtur një të tillë ‘më të veçantë’ në prapavijë në një takim bilateral që e kishte para një muaji me ministrin e Malit të Zi për Zhvillim Ekonomik Jakov Milatoviq.
