0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Rozeta Hajdari thotë se nuk e ndihet fajtore për aksidentin ku u godit një fëmijë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është deklaruar se nuk e ndihen veten fajtore për aksidentin e ndodhur më 10 prill 2022, ku u godit e mitura I.B.

“Derisa unë kam qenë me vëmendje të lartë në shpejtësi për shkak se e vozis motrën me nevoja të veçanta, e cila është shumë e ndjeshme dhe derisa kam qenë brenda rregullave të komunikacionit, përkundër keqardhjes, ndjeshmërisë për vajzën, nuk ndihem fajtore për këtë rast” ka deklaruar ministrja Hajdari.

E njëjta tha se më 10 prill kishte qenë duke u kthyer nga parku me motrën me nevoja të veçanta dhe se ajo ditë kishte qenë e vranët, ashtu që sipas saj duke kaluar nga marketi “Meridian”, në lagjen ku banon, kishte vërejtur dy fëmijë në vrapim duke dalë nga marketi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Hajdari tha se ajo kishte qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit.

“Kam qenë në shpejtësi sipas rregullave të komunikacionit në lagjen ku banoj. Jam munduar të shmangem, për fatin e mirë që isha në shpejtësi brenda rregullave të komunikacionit jam shmangur në anën tjetër të rrugës dhe papritmas një nga dy fëmijët që ishin në vrapim, vajza ndeshet, përplaset në krillën e veturës sime të pjesës së përparme të anës së djathtë”, shtoi ajo.

Po ashtu, ministrja Hajdari shtoi se i vjen keq për shqetësimin që vajza ka përjetuar, ashtu sikur edhe për veten e saj, pasi që tha se e kishte përjetuar shumë rëndë.

“Ishte një moment shumë i rëndë për mua, kam dalur nga vetura duke lënë motrën time vetëm dhe duke vrapuar pas vajzës e cila është kthyer në “Meridian” market, ku nga aty kishte dalë me vrapim”, tha ajo.

Tutje, sqaroi se ishte njoftuar me nënën e vajzës për ta njoftuar për aksidentin e ndodhur dhe kishte thirrur policinë dhe emergjencën, e që më pas kishte përfunduar në polici me deklaratë.

Ajo shtoi se lidhur me këtë rast, është ndjerë e keqtrajtuar nga mediet si dhe e vlerësoi konkludimin e policëve si joprofesional.

“Kërkoj ekspertizë, sepse interpretimi ka qenë i policisë pa vëmendjen e tyre dhe i dëmshëm pa asnjë matje, të cilët kanë kërkuar nga unë t’ju tregoj pikat e ndeshjes pa bërë asnjë matje ekspertize, unë në atë moment e shokuar nuk kam mundur t’iu jap ekspertizë dhe kjo është konkludimi i policëve tanë në mënyrë joprofesionale”, tha ministrja Hajdari.

Ndërsa, përfaqësuesi i saj, avokati Shemdi Bunjaku tha se lidhur me mospërshtatjen e shpejtësisë në shkresat e lëndës të cilat i posedojnë, nuk kanë ndonjë shkresë e cila me saktësi e vërteton se e mbrojtura e tij nuk iu ka përshtatur kushteve dhe rregullave të komunikacionit.

Andaj, i njëjti propozoi që të caktohet ekspertizë e komunikacionit, me të cilët do të konstatohet nëse aksidenti në komunikacion është shkaktuar si pasojë e veprimeve apo mosveprimit të ministres Hajdari apo në rrethanat të tjera jashtë ndikimit të të mbrojturës së tij.

Në anën tjetër, edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Florim Shefqeti kërkoi nxjerrjen e ekspertizës së komunikacionit, si dhe propozoi që të bëhet edhe dëgjimi i përfaqësueses së të dëmtuarës dhe dëgjimi i Dr. Musa Gashit, për të sqaruar konstatimet e tij në ekspertizë mjeko-ligjore.

I njëjti propozoi që në cilësi të dëshmitarëve të dëgjohen zyrtari policor Naim Sadiku dhe personi që kishte qenë prezent tek hyrja e marketit “Meridian”, Labinot Yberdemaj si dhe gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor të bëhet edhe shikimi i videos nga kamerat e këtij marketi.

Po ashtu, avokati Shefqeti kërkoi që t’iu sigurohet faqja e 2-të e procesverbalit të deklaratës së dhënë nga përfaqësuesja e të dëmtuarës.Të ngjajshme

Ndërkaq, tha se lidhur me cilësimin juridik, rezervojnë të drejtën e deklarimit pas pranimit të ekspertizës dhe administrimit të provave të administruara.

Propozimin për dëgjimin e zyrtarit Sadiku në cilësi të dëshmitarit, e kundërshtoi avokati Bunjaku, i cili tha se ai nuk kishte qenë i pranishëm në momentin kritik në vendin e ngjarjes dhe se nuk e sheh të nevojshme dhe që i ndihmon kësaj çështjeje.

Në këto rrethana, gjykatësja e rastit Valbonë Gjonbalaj aprovoi propozimin e palëve në procedurë për caktimin e ekspertizës së komunikacionit, duke e caktuar për ekspert Bajram Latifin.

“Gjykata, me urdhëresë do ta obligojë për përpilimin e ekspertizës së komunikacionit të aksidentit rrugor, i cili do të detyrohet në afat prej 15 ditësh, gjykatës në kopje të mjaftueshme për palën dhe gjykatën të sjell ekspertizën”, tha gjykatësja Gjonbalaj.

E njëjta aprovoi propozimin e avokatit Shefqeti për dëgjimin e ekspertit mjeko-ligjor Dr. Musa Gashi për sqarimin rreth mendimit të dhënë mbi natyrën e lëndimeve të palës së dëmtuar.

Ndërsa, lidhur me propozimin për dëgjimin e Sadikut dhe Yberdemajt, gjykatësja tha se do të vendoset në seancën e radhës.

Kurse, lidhur me sigurimin e faqes së procesverbalit të kërkuar nga pala e dëmtuar, e njëjta tha se ka mundur të ishte gabim teknik, andaj i njëjti do iu sigurohet në tërësi me përfundimin e seancës.

Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar më 4 nëntor 2022.

Ndryshe, kërkesa ndaj të pandehurës Hajdari për inicim të procedurës së kundërvajtjes është bërë nga stacioni policor, Policia e Kosovës – Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, për aksidentin e ndodhur më 10 prill 2022, rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Me të njëjtën kërkesë, Hajdari ngarkohet me “Mospërshtatje të shpejtësisë” dhe “Aksident komunikacioni me lëndime trupore”.

Pas përfundimit të seancës, ministrja Hajdari ka refuzuar të japë një prononcim lidhur me rastin, ashtu sikurse mbrojtësi i tij, avokati Shemdi Bunjaku.

Ndërkaq, për “Betimi për Drejtësi”, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Florim Shefqeti ka thënë se vlerësojnë që ekspertiza e komunikacionit do të përcaktojë pozicionin se ku ka qenë e pandehura, zonja Hajdari, e që nga video sipas tij, shihet se ka qenë në anën e majtë, ndërsa drejtimi i saj i lëvizjes ka qenë krahu i djathtë.

Ai tha se Prokuroria është dashur fillimisht të definojë shpejtësinë e lëvizjes para udhëzimit të rastit në kundërvajtje.

“Po ashtu, edhe nga shkresat e lëndës ka qenë rruga me reshje shiu dhe nga shpejtësia e lëvizjes që shifet në video, ne presim atë që është dashtë normalisht për ta bërë prokuroria që të konstatojë shpejtësinë e lëvizjes dhe përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve atmosferike në rrugë dhe kjo do të definojë se a kemi të bëjmë më kundërvajtje apo kemi të bëjmë me vepër penale. Paraprakisht, mendojmë që prokurori i rastit është dashtë ta sqarojë këtë rrethanë para se të udhëzojë rastin për në Departamentin për Kundërvajtje”, tha avokati Shefqeti./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img