Pasi në fillim të gushtit, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, paralajmëroi dimër të vështirë për shkak të energjisë elektrike, ajo sot do të shkojë në KEK në Termocentralin Kosova A.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra Komunikim me Publikun në Ministrinë e Ekonomisë.
Këtë vizitë, Rizvanolli pritet ta nisë në orën 16:00.
Kujtojmë që para tri ditësh, KEK ka njoftuar se blloku A-3 është në punë “por planifikohet për ndalje 4-5 ditore”.
Njoftimi i plotë:
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot viziton Korporatën Energjetike të Kosovës – Termocentralin Kosova A.
Vendi: KEK – Termocentrali Kosova A
Data: 20.09.2022
Ora: 16.00
Ftoheni të përcjellni vizitën e ministres gjatë qëndrimit të saj në Termocentralin Kosova A, pas vizitës Ministrja Rizvanolli do të deklarohet për media./Prishtinapress/