Site icon PrishtinaPress

Ministrja Rizvanolli iu ikë gazetarëve, injoron pyetjen për shkarkimin e Nagip Krasniqit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli bashkë me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog e kanë përuruar Muralin e Energjisë së Mirë, të pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së

Rizvanolli tha se murali e simbolizon të ardhmen evropiane dhe energjetike të Kosovës, teksa përmendi edhe vlerat evropiane të cilat, siç tha ajo, edhe Kosova i tregon

“Murali që po shohim sot simbolizon në mënyrë perfekte të ardhmen tonë evropiane energjetike. Në këtë ditë qe po shënojmë Dutën e Evropës, vlen të theksohet se Bashkimi Evropian me rastin e agresionit rus mbi Ukrainën, ka treguar një unitet dhe që plotësisht i jetëson vlerat mbi të cilat është  themeluar, si paqen, demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, tha ajo

E pyetur nga Gazeta Insajderi se përse Nagip Krasniqi është pezulluar nga puna por nuk është shkarkuar ministrja Rizvanolli shihet duke injoruar pyetjen dhe duke hyrë në veturë.

VIDEO

Exit mobile version