3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Nagavci tenton të lë gjurmë në fund të mandatit, planifikon t’i nisë 19 çerdhe

Në vitin e fundit të mandatit qeverisës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po planifikon vënien e themeleve për rreth 20 çerdhe në vend. Procedurat parashihet të fillojnë nga marsi e tutje. Në total, ndërtimi i tyre parashihet të kushtojë mbi 14 milionë euro. Para se të vinte në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje kishte premtuar ndërtimin e 160 çerdheve. Të përfunduara këto tri vjet, janë vetëm katër prej tyre.  

 

 

Gjurmët se ka udhëhequr me Ministrinë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka vendosur t’i lë në fund të mandatit, me afrimin e zgjedhjeve. Këtë po planifikon ta bëjë me vënien e disa gur-themeleve për disa çerdhe.

Vetëm këtë muaj, në faqen zyrtare të prokurimit publik, Ministria e Arsimit ka publikuar rreth 19 njoftime paraprake për ndërtimin e çerdheve në vend. Tri prej tyre do të ndërtohen në Gjilan, komunë që udhëhiqet nga Vetëvendosja.

Në këto njoftime figuron se çerdhet do të ndërtohen në Bardhosh të Prishtinës, Pejë, Bresalc të Gjilanit, Polac të Skënderajt, Bellanicë të Malishevës, Zhur të Prizrenit, Brodsanë të Dragashit, Petrovë të Shtimes, Roganë të Kamenicës, Prishtinë, Rekë-Vatë të Kaçanikut, Gurakoc të Istogut, Magure të Lipjanit, Vushtrri, Klinë, Fushë Kosovë, Lubizhdë të Prizrenit, Gjilan (Dheu i Bardhë) dhe te “Livadhi i Arapit”, poashtu në Gjilan.

Më së shumti parashihet të kushtojë ndërtimi i çerdhes në Lubizhdë të Prizrenit. Për këtë çerdhe janë paraparë 1 milion euro. Shuma e parashikuar për të tjerat është 650 mijë deri në 850 mijë për një çerdhe. Në total, parashikohet që ndërtimi i këtyre çerdheve t’i kushtojë MASHT’it mbi 14 milionë euro.

Bazuar në njoftimet paraprake të publikuara në e-prokurim, procedurat për këto çerdhe parashihet të nisin që nga marsi e tutje.

Për punën e çerdheve, ka pasur vazhdimisht kritika ndaj Qeverisë Kurti për mospërmbushje të premtimit. Para se të vinte në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje kishte premtuar se do të ndërtonte 160 çerdhe. Për ta përmbushur këtë premtim, VV’ja është rreth 100 çerdhe larg.

“Do të kujdesemi që për fëmijët të krijojmë vende të mjaftueshme në çerdhe duke i shtuar dhe 160 çerdhe në të gjithë vendin dhe shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën. Kjo e kombinuar me arsimimin cilësor, bursa studimore dhe kurrikula që janë në hap me kërkesat e ekonomisë do ta transformojnë sistemin tonë të edukimit”, është premtimi që figuron ende në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazeta Express ka pyetur Ministrinë e Arsimit se sa prej këtyre çerdheve kanë përfunduar së ndërtuari deri tani, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.

Por, një bilanc për këtë çështje e kishte bërë kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, më 16 dhjetor 2023.

Kurti aty kishte bërë me dije se të përfunduara janë vetëm katër çerdhe.

“Nga viti 2003 deri në përfundim të vitit 2020, pra për 17 vite, janë ndërtuar gjithsej 4 çerdhe për fëmijë. Për 17 vjet në Kosovë janë ndërtuar 4 çerdhe, në periudhën 2003-2020. Nga marrja e mandatit tonë 2021 e deri më sot, struktura e çerdheve është si vijon: -4 çerdhe të përfunduara, -26 në proces të punës, -3 adaptime të shkollave në çerdhe në proces të punës, dhe -8 çerdhe në proces të tenderimit”, kishte deklaruar Kurti.

Ai e kishte cilësuar këtë si sukses, derisa kishte sulmuar qeverisjet e kaluara.

“Sipas kësaj i bije që 850% më shumë çerdhe janë në proces të ndërtimit ose të ndërtuara në periudhën 2021-2023 sesa në periudhën 2003-2020. A po e kuptoni tash se cila është kritika që na bëhet? Ata nuk mund të flasin për vete, prandaj edhe shpifin për neve”, kishte thënë Kurti në atë mbledhje.

S’ka çerdhe të reja, s’ka rritje të pagave në arsim, s’ka asnjë refomë që tri vite, s’ka sigurime shëndetësore, s’ka asnjë ndryshim të politikave fiskale, derisa në kurriz të rritjes së çmimeve qytetarët paguajnë dyfish më shumë tatime, çohen e ndajnë lëmoshë nga 100 euro, sepse kjo është puna me e lehtë, sepse kjo është gjëja e vetme që dinë të bëjnë.

Mospërmbushja e premtimit për çerdhe i është përmendur disa herë Qeverisë Kurti. Më të zëshmit në këtë drejtim kanë qenë deputetët e LDK’së, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, e cila më herët ka udhëhequr me Ministrinë e Arsimit.

“3 vite mandat dhe 3 buxhete vjetore të menaxhuara. 8.63 miliardë euro vlera e tri buxheteve (2021=2.51 miliardë, 2022=2.90 miliardë, 2023=3.22 miliardë). As shenjë nuk shihet se ku janë harxhuar gjithë këto mjete. Nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja. Pagat nuk janë rritur. As policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë nga shkurti i këtij viti”, ka shkruar Hoti, në tetor të vitit të kaluar.

Ndërkohë, Bajrami ia kishte kujtuar Kurtit premtimin për 160 çerdhe.

“✅Albin Kurti në mars të vitit 2021: ” Do t’i ndërtojmë 160 çerdhe brenda mandatit katër vjeçar” ❌Albin Kurti me 16 dhjetor 2023: ”Që nga fillimi i mandatit i kemi ndërtuar 4 çerdhe”, kishte shkruar Bajrami poashtu në dhjetor.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img