Dhurata Hoxha, Ministrja e Integrimeve Evropiane është shprehur se pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvend, institucionet e BE-së do të nisin procedurat për heqjen e vizave.
Hoxha ka shprehur optimizëm që brenda këtij vitit, kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm për në vendet e BE-së.
Ajo ka thënë se procedurat do të mund të marrin kohë deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në praktikat e vendeve të tjera.
Më poshtë gjeni disa deklarata nga fjalimi i saj:
Në qershor 2012 ka pranuar udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave me disa kritere për të cilat duhej përmbushur.
Që nga ajo kohë institucionet kanë qenë subjekt i vlerësimit rigoroz nga BE për liberalizimin e vizave, Ne kemi bërë punë në drejtim të kësaj.
Dje Kuvendi plotësoi kriterin kyç të mbetur, ratifikimin e demarkacionit.
Me këtë falënderoj deputet që i dhanë pro kësaj marrëveshje duke përshpejtuar lirinë e lëvizjes.
Dua të ndajë disa informata sa i përket plotësimit të kriterit të luftimit të korrupsionit.
Në kuadër të ekipit kundër krimit, prokuroria speciale ka shenjzuar 39 raste, janë ngritë 30 aktakuza, 7 raste janë përmbyllë.
Për qëllime të liberalizimit, kriteri kundër luftës e korrupsionit ka shënuar progres po presim vlerësim final nga institucionet e BE.
Kosova do të dorëzoj raportin e plotësimit e kësaj marrëveshje dhe raportin për korrupsionin
Gjatë këtij viti do ti përfundojmë procedurat e BE për të siguruar plotësimin e rregullores së BE-së dhe rrjedhimisht lëvizjen e lirë.
Ky synim nënkupton këta hapa:
Fillimi negociatave për plotësimin e rregullores mes tri institucioneve komisionit, parlamentit dhe këshillit
Dërgimi në Këshillin e Ministrave
Miratimi nga Këshilli i Ministrave
Ceremonia e Këshillit
Dhe në fund publikimi në gazetën zyrtare dhe hyrja në fuqi.
Këto procedura marrin më shumë se gjashtë muaj. Presim të zgjatë 6 muaj duke u bazuar në praktika të vendeve të tjera që kanë kryer këto procedura.
Kjo procedurë kryhet nga institucionet e Bashkimit Evropian.
Jemi optimist që në kuadër të procedurave që i përmenda, qytetarët do të lëvizin lirshëm brenda vitti 2018