1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Hoxha tregon se kur qytetarët do të lëvizin lirshëm

Dhurata Hoxha, Ministrja e Integrimeve Evropiane është shprehur se pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvend, institucionet e BE-së do të nisin procedurat për heqjen e vizave.

Hoxha ka shprehur optimizëm që brenda këtij vitit, kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm për në vendet e BE-së.

Ajo ka thënë se procedurat do të mund të marrin kohë deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në praktikat e vendeve të tjera.

Më poshtë gjeni disa deklarata nga fjalimi i saj:

Në qershor 2012 ka pranuar udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave me disa kritere për të cilat duhej përmbushur.

Që nga ajo kohë institucionet kanë qenë subjekt i vlerësimit rigoroz nga BE për liberalizimin e vizave, Ne kemi bërë punë në drejtim të kësaj.

Dje Kuvendi plotësoi kriterin kyç të mbetur, ratifikimin e demarkacionit.

Me këtë falënderoj deputet që i dhanë pro kësaj marrëveshje duke përshpejtuar lirinë e lëvizjes.

Dua të ndajë disa informata sa i përket plotësimit të kriterit të luftimit të korrupsionit.

Në kuadër të ekipit kundër krimit, prokuroria speciale ka shenjzuar 39 raste, janë ngritë 30 aktakuza, 7 raste janë përmbyllë.

Për qëllime të liberalizimit, kriteri kundër luftës e korrupsionit  ka shënuar progres po presim vlerësim final nga institucionet e BE.

Kosova do të dorëzoj raportin e plotësimit e kësaj marrëveshje dhe raportin për korrupsionin

Gjatë këtij viti do ti përfundojmë procedurat e BE për të siguruar plotësimin e rregullores së BE-së dhe rrjedhimisht lëvizjen e lirë.

Ky synim nënkupton këta hapa:

Fillimi  negociatave për plotësimin e rregullores mes tri institucioneve komisionit, parlamentit dhe këshillit

Dërgimi në Këshillin e Ministrave

Miratimi nga Këshilli i Ministrave

Ceremonia e Këshillit

Dhe në fund publikimi në gazetën zyrtare dhe hyrja në fuqi.

Këto procedura marrin më shumë se gjashtë muaj. Presim të zgjatë 6 muaj duke u bazuar në praktika të vendeve të tjera që kanë kryer këto procedura.

Kjo procedurë kryhet nga institucionet e Bashkimit Evropian.

Jemi optimist që në kuadër të procedurave që i përmenda, qytetarët do të lëvizin lirshëm brenda vitti 2018

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img