0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Hoxha takoi ambasadorin Minxhozi

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, me të cilin diskutuan për bashkëpunim dhe marrëdhëniet ndërshtetërore në lëmin e Drejtësisë.
Në takim u theksua se bashkëpunimi ndërshtetëror në lëmin e drejtësisë i kontribuon forcimit të sundimit të ligjit në të dyja vendet si dhe proceseve të rëndësishme që po kalon tërë rajoni, me ç’ rast shteti ligjor është prioritet institucional, thuhet në njoftimin e MD, transmeton Telegrafi.
Ambasadori Minxhozi uroi ministren Hoxha për mandatin e saj ministror dhe përgëzoi për gatishmërinë dhe përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi.

Ministrja Hoxha theksoi se bashkëpunimi në mes të dy vendeve në drejtësi do të jetë i vazhdueshëm me qëllim të fuqizimit të shtetit ligjor dhe këmbimit të përvojave pozitive duke i kontribuuar fuqishëm proceseve dhe rrugës së përbashkët euro-atlantike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img