9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Hoxha: Mirëpresim vlerësimin objektiv të angazhimit tonë në procesin integrues

Prishtinë, 25 Janar 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim, Ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin diskutoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues.

Ministrja Dhurata Hoxha, në takim me Ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës,  Piero Cristoforo Sardi, ka theksuar se mirëpresim vlerësimin objektiv të angazhimit tonë në procesin integrues, duke u bërë pjesë e vlerësimit të planit për zgjerim të BE-së me vendet e rajonit, me afate dhe detyra që precizojnë rrugën tonë.

“Institucionet dhe qytetarët mirëpresin vlerësimin objektiv të angazhimit tonë në procesin integrues, tash në Shkurt, duke u bërë pjesë e vlerësimit të planit për zgjerim të BE-së me vendet e rajonit tonë, duke saktësuar afatet dhe detyrat që precizojnë rrugën e integrimit të Republikës së Kosovës. Ne kemi edhe vullnet, edhe durim që të gjitha obligimet tona t’i përmbushim”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se zbatimi i MSA-së, mbetet prioritet i vazhdueshëm.

Ndërsa, Ambasadori, Piero Cristoforo Sardi, theksoi se e ardhmja e rajonit është brenda integrimeve evropiane, duke qenë me të drejta dhe obligime të njëjta dhe vlerave euro-atlantike.

Kosova ka dëshmuar se është e gatshme të përballet me sfida, sigurisht, demarkacioni është çështje kyçe e këtij procesi. Luftimi i korrupsionit, fuqizimi i sundimit të ligjit dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, janë disa nga prioritetet të cilat duhet të trajtohen dhe të evidentohen me rezultate të dukshme, theksoi Ambasadori Italian Sardi, duke ofruar mbështetje në këtë proces.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img