11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Hoxha: Miratimi i dy projektligjeve, kanë rëndësi të madhe për proceset integruese

Ministrja e Integrimit Evropian, ka theksuar rëndësinë e dy projektligjeve, të cilat do të kenë efekt të menjëhershëm “në vijim të interesit nacional”, uroj miratimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe BE-së, dhe Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”.

“Ministrja Hoxha, ka theksuar se “miratimi i këtyre dy projektligjeve, mundëson afrimin e qytetarëve dhe institucioneve menjëherë në programet, duke pasur qasje në dy thirrje të cilat afatin e fundit për aplikim e kanë më 1 shtator të këtij viti si: Binjakëzimi i qyteteve (town-twinning); dhe Rrjeti i qyteteve (network-of-towns), të cilat iu dedikohen projekteve të përgatitura nga autoritetet lokale”.

Ja shkrimi i plotë i Ministres Hoxha:

“Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kanë në shqyrtim disa projektligje, të rëndësishme për qytetarët dhe procesin integrues. Uniteti në seancën e kaluar që projektligjet të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar, ishte një mesazh i mirë, sepse u dëshmua unitet për interesin nacional. Dy prej projektligjeve do të kenë efekt të menjëhershëm. Në vijim të këtij interesi, uroj miratimin e 1) Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe BE-së, dhe 2) Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”. Projektligji për Marrëveshjen Financiare rregullon zbatimin e programit IPA 2017, pjesa e parë, duke përfshirë 11 projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së, të drejtat e njeriut, efiçiencën e energjisë, ekonominë digjitale, sigurinë ushqimore si dhe përkrahjen për lidhjen më të mirë të arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale. Në tërësi, programi konsiston në financimin e 48 milionë euro nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, ndërsa shuma totale është 49.45 milionë euro, ku përfshihet edhe bashkëfinancimi nga ana jonë në shumën prej 1.45 milionë euro. Programi Evropa për qytetarët, përmban 187 milion euro fonde që promovojnë qytetarinë aktive evropiane dhe si fokus ka autoritetet lokale, organizatat hulumtuese të politikave, grupet e qytetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile. Programi zbatohet nëpërmjet thirrjeve për propozime, ku ftohen organizatat nga vendet e BE-së dhe vendet tjera që kanë qasje në program për të aplikuar. Miratimi i këtyre dy projektligjeve, mundëson afrimin e qytetarëve dhe institucioneve menjëherë në programet, duke pasur qasje në dy thirrje të cilat afatin e fundit për aplikim e kanë më 1 shtator të këtij viti si: Binjakëzimi i qyteteve (town-twinning); dhe Rrjeti i qyteteve (network-of-towns), të cilat iu dedikohen projekteve të përgatitura nga autoritetet lokale. Suksese!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img