9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Hoxha kërkon më shumë angazhim për Agjendën e Reformave Evropiane

Në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, Ministrja Dhurata Hoxha, falënderoi Kryeministrin Haradinaj për angazhimin e tij dhe përkrahjen për të mbledhur Këshillin si dhe përkrahjen e tij për procesin e integrimit. Në fjalën përshëndetëse për takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, Z. Haradinaj kërkoi nga të gjitha institucionet zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive për procesin integrues, konform afateve, pa vonesë.

“Në këto takime, duam të dimë, ku jemi me Agjendën e Reformave Evropiane nga Marrëveshja, qëllim më vete është marrëdhënie kontraktuale me BE-në, plani i prioriteteve të MSA-së. Është koha e fundit ta kemi raportimin për mënyrën sa më reale të gjendjes”, theksoi Kryeministri Haradinaj, duke kërkuar avancim të procesit me një data bazë ku evidentohen të arriturat e Agjendës së Reformave Evropiane se ku gjendet secili aktivitet me interes për procesin.

Ministrja e Integrimit Evropian, e falënderoi Kryeministrin Haradinaj për angazhimin e tij dhe përkrahjen për të mbledhur Këshillin si dhe përkrahjen e tij për procesin e integrimit.

“Kërkoj të fokusohemi në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda Evropiane e Reformave dhe të dëshmojmë përkushtimin për përmbushjen e obligimeve tona për të çuar përpara procesin euro-integrues”, theksoi Ministrja Hoxha.




Ministrja kërkoi nga bartësit e përgjegjësive institucionale të pranishëm në takim që të raportojnë me fokus në të arriturat që janë shënuar dhe kur pritet të përmbushen prioritetet që janë vendosur në agjendë me afate, informacioneve konkrete për progres dhe ngecje, duke identifikuar arsyet e ngecjes.




Në takim, raportuan ministrat Mahir Jagxhillar, Abelard Tahiri, Pal Lekaj, Bejtush Gashi dhe Bajram Hasani, ndërsa Ministrja Hoxha ka përmbyllur takimin me konkluzionet, detyrat dhe afatet për zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave.

Pas takimit, Kryeministri Haradinaj dhe Ministrja Hoxha, mbajtën konferencë për medie me ç’rast u përgjigjën në pyetjet e gazetarëve për procesin integrues, liberalizimin e vizave por edhe çështjet tjera qeveritare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img