Site icon PrishtinaPress

Ministrja Haxhiu: Tentim dhunimi i një vajze 14-vjeçare në fund të vitit të kaluar mbeti pa ndëshkuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot ka takuar një prind, të një vajze 14 vjeçare, e cila ka pasur tentim për dhunim.

Ajo ka bërë të ditur se emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, por që nga viti 2021 ende është i lirë.

Njoftimi i plotë:

”Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare. Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë!*Postimi më lartë është bërë me lejen e prindit.”, ka shkruar Haxhiu.

Exit mobile version