Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkuar për ngushëllime në familjen e Jetmira Bekes, u qëllua për vdekje ditë më parë në një parking në Gjermani.
Ngjarja e rëndë ndodhi në parkingun e një marketi në Aachen të Gjermanisë, mbrëmjen e së shtunës.
Disa orë më vonë në polici u dorëzua një 37-vjeçar, ish-bashkëshorti i të ndjerës, që dyshohet se e vrau 28-vjeçaren.