1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Haxhiu: Prokuroria e kishte liruar në procedurë të rregullt burrin që vrau 35 vjeçaren

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë sot para mediave se shtatzëna e vrarë e kishte raportuar bashkëshortin e saj në korrik të këtij viti për dhunë psiqike dhe fizike, dhe prokuroria, personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt.

Haxhiu pas takimit të Grupit ndërministror në lidhje me vrasje gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë, tha se nëse vërtetohet se ka dështuar ndonjëra nga hallkat e sistemit do të ketë dorëheqje shkarkime madje edhe ndjekje penale, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka hedhur akuza në drejtim të KGjK dhe KPK-së, pas vrasjes së gruas shtatzënë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë,

Ajo ka drejtuar akuza në drejtim të Prokurorisë, pasi sipas saj, i dyshuari me urdhër të prokurorit është lënë i lirë.

“Pesë ditë, dy jetë të humbura dy gra të vrara nga bashkëshortët e tyre. Kemi diskutuar për veprimet ndërinstitucionale dhe sipas informacioneve nga Polica e Kosovës, viktima kishte raportuar në korrik të këtij viti të dyshuarin për dhunë psikike dhe fizike dhe Prokuroria të dyshuarin e kishte liruar me procedurë të rregullt. Është një papërgjegjësi institucionale dhe e prokurorit të rastit sepse në vazhdimësi po bëjmë thirrje për mbrojtje të grave dhe vajzave”, tha Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img