Site icon PrishtinaPress

Ministrja Haxhiu për Marrëveshjen me Danimarkën: Dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka falënderuar deputetët e Kuvendit, për miratimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës për ekzekutim të dënimeve daneze.

Haxhiu thotë se kjo marrëveshje, është dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes të dyja vendeve.

”Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e kësaj Marrëveshje të dobishme për Republikën e Kosovës.

Kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona. Ajo do të sjellë përfitime të ndërsjella dhe do të hapë dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme”.

Exit mobile version