Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka falënderuar deputetët e Kuvendit, për miratimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës për ekzekutim të dënimeve daneze.
Haxhiu thotë se kjo marrëveshje, është dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes të dyja vendeve.
”Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e kësaj Marrëveshje të dobishme për Republikën e Kosovës.
Kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona. Ajo do të sjellë përfitime të ndërsjella dhe do të hapë dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme”.