Site icon PrishtinaPress

Ministrja Haxhiu me kërkesë zyrtare Serbisë: Të transferohen në Kosovë dy kosovarët që po mbahen në burgjet serbe

Të shpeshta kanë qenë rastet kur autoritetet serbe kanë ndaluar dhe burgosur kosovarët.

Madje dy prej tyre vazhdojnë të mbahen ende në burgje atje.

Në lidhje me këtë, ministrja  Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se ka kërkuar nga autoritete serbe që t’i transferojë në Kosovë, dy prej tyre.

Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula po mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryere të krimeve gjatë luftës, ndërsa të njëjtit janë qytetarë të Kosovës dhe nën mbrojtjen e Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Hahixu tha se procesi i deritanishëm ndaj tyre është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Postimi i plotë:

Javën e kaluar kam kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë në Serbi që dy qytetarët tanë t’i transferojë në Republikën e Kosovës.

Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999.

Z.Mehmetaj dhe z.Dula janë qytetarë të Kosovës pra edhe nën mbrojtjen e Republikës. Procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra.

Çdo akuzë ndaj tyre për krimet e pretenduara, duhet trajtuar nga organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës./Lajmi.net/

Exit mobile version