-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Haxhiu ka vizituar Komunën e Mitrovicës Veriore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vizitoi Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicën Veriore ku u prit nga drejtori i kësaj qendre, z. Benasim Medic. Gjatë kësaj vizite Ministrja u njoftua nga afër me angazhimin dhe përkushtimin e stafit në punën e tyre ditor si dhe me sfidat që ballafaqohen.

Gjatë vizitave në pavione, ministrja Haxhiu pati rastin të takoj edhe personat e dënuar të cilët vuajnë dënimet në këtë Qendër dhe të dëgjoj mendimet dhe kërkesat e tyre.

Pas vizitës në QP të Mitrovicës, ministrja Haxhiu vizitoi edhe Zyrën Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Numri i përfituesve të ndihmës juridike falas po rritet çdo ditë, në vitin 2019 kjo zyre kishte trajtuar vetëm 4 raste, gjersa në vitin 2024, vëtëm në gjashtë mujorin e parë ka mbi 80 raste.

Ministrja Haxhiu tha se qasja në drejtësi mbetet përkushtim i yni ditor andaj dhe angazhimi është i përditshëm.

Ditën e sotme, Ministrja Haxhiu vizitoi edhe Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ku u prit nga U.d. i Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi, nga i cili u njoftua më shumë rreth punës së kësaj Gjykate, sfidave dhe arritjeve në vitin e fundit.

Ministrja Haxhiu e përmbylli vizitën në Zyrën Rajonale të Shërbimit Sprovues në Mitrovicë ku  u diskutua për rehabilitimin, reintegrimin dhe risocializimin e personave të kanë masë apo denim alternativ.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img