4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Haradinaj-Stublla: Lajçak dëshiron të kthejë idenë e korrigjimit të kufijve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas deklaratave të dërguarit Special të BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se duhet bërë ndryshime kushtetuese për të arritur marrëveshjet mes dy vendeve.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se deklarata e Lajçakut për ndryshim kushtetute për akomodim të një Republike Srpska, në realitet është për të sjellë sërish idenë e shkëmbimit të territorit dhe kufijve etnikë si diçka më pak ose të rrezikshme në këtë krahasim.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të ministres Haradinaj-Stublla.

“Kërcënimet dhe diskutimet deluzionale që kanë për qëllim ndryshimin e kushtetutës për të akomoduar të ashtuquajturën “Republika e Dodikut” brenda Kosovës- në realitet për të sjellur sërish idenë e shkëmbimit të territorit dhe kufijëve etnikë si diçka më pak se të rrezikshme në këtë krahasim. Lajm i mirë të dyja do të dështojnë sërish. Kosova është e zotuar për dialog konstruktiv me Serbinë, kërkimfalja dhe drejtësia për krimet gjenocidale të Serbisë në vitet e 90’ta, kthimin e menjëhershëm dhe informatat për personat e zhdukur në varresat masive në Serbi dhe respektimin e 33 marrëveshjeve teknike me objektivin për njohje reciproke në kufijtë aktualë”, ka shkruar në Twitter.

përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar në Beograd se në të gjitha takimet që ka pasur në Prishtinë, i është thënë se Kosova do të implementojë të gjitha obligimet që i ka marrë përsipër, duke përfshirë këtu edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajçak ka përmendur edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, duke thënë se ajo nuk është ‘Bibël’.

“Qëndrimi ynë është se ne jemi duke negociuar aq procese serioze që është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta”, ka thënë Lajçak në Beograd me 15 tetor.

“Për këtë askush nuk më tha që kjo është e pamundur. Do të thotë, Kushtetuta nuk është Bibël dhe nëse merrem vesh për çështje serioze, normale është, ajo do të duhet të reflektohet edhe në Kushtetutë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img