Site icon PrishtinaPress

Ministrja Hajdari paralajmëron rritje të çmimeve në vjeshtë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka paralajmëruar se në vjeshtë mund të ketë sërish rritje të çmimeve.

Sipas saj, ka statistika që tregojnë se ndoshta mund të ketë rritje.

“Ne nuk mund ta parashikojmë rritjen, ka statistika që thuhet se ndoshta në vjeshtë mund të ketë rritje por ndoshta nuk mund të ketë rritje sepse nuk e ke paraparë luftën”, ka deklaruar Hajdari.

E pyetur se cili është plani pasi janë të vetëdijshëm se një krizë tjetër mund të vijë në vjeshtë, Hajdari tha se “sikur të kisha me shumë miliarda në Kosovë do të kisha vepruar shumë lehtë, të mbushi arkën e shtetit me të gjitha furnizimet dhe ta sigurojë tregun e Kosovës”.

Tutje, Hajdari ka deklaruar se do të zhvillojnë masa dhe paketa përkrahëse, por se kjo varet nga buxheti.

“Gjithçka shkon në mundësinë e buxhetit, sa të kemi buxhet kemi mundësi të zhvillojmë edhe masa dhe paketa përkrahëse. Sa të kemi buxhet kemi mundësi të jemi edhe pjesë e stabilizimit të tregut. Por çka mundemi tani për tani të veprojmë, të ndalim lojën e pafavorshme dhe lojën jo fer të lojtarëve që janë spekulant në treg”, ka deklaruar Hajdari në Tëvë 1.

Ajo ka folur edhe për rezervat shtetërore. Tha se në rezervat shtetërore kanë shtuar 10 milionë euro furnizim me grurë, vaj dhe sheqer.

“Kur erdha si ministre e re kuptova që rezerva e shtetit duhet të pasurohet më shumë dhe u mora me politiken e furnizimit për rezervën shtetërore. Kemi grurë dhe të gjitha produktet elementare, jemi furnizuar dukshëm më mirë. Tash do të ketë pasurim edhe më të lartë është çështje muajsh dhe më shumë, pasurim më të lartë edhe në korrik kur kemi të korrurat vendore.

Kemi shtuar plus 10 milionë euro furnizimin që është me grurë me vaj dhe sheqer. Mbi 60% e rendimentit është rritur në prodhimin vendor, duke e hequr edhe akcizën. Ne e kemi rezervën për situata më të vështira në rast të luftës, ose fatkeqësive natyrore, ne synojmë në afat më të gjatë të jemi me më shumë furnizim të rezervave shtetërore që të balancojmë edhe tregun përmes rezervës shtetërore nëse lejon buxheti”, ka deklaruar Hajdari.

Exit mobile version