Site icon PrishtinaPress

“Ministrja frenoi me vonesë”, Del super ekspertiza për aksidentit ku Hajdari goditi një fëmijë

KiksKosova emision në Klan Kosova ka publikuar super-ekspertizës për aksidentin, ku ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, më 10 prill të vitit të kaluar kishte shkaktuar një aksident trafiku, për çka është konstatuar se e njëjta ka frenuar me vonesë.

Ky konstatim vjen nga raporti i super-ekspertizës për aksidentin, i siguruar nga emisioni Kiks Kosova.

Drejtuesja e automjetit “Ford Fiesta” nuk ka treguar kujdesin e duhur gjatë lëvizjes në kshte të qarkullimit në zona urbane ku kërkesat për lëvizjen të këmbësorëve dhe lëvizjes të tjera të pamotorizuara janë më të mëdha, duke reaguar me vonesë në ndërmjarrjen e vprimit të frenimit të vrulshëm me qëllim të evitimit të aksidentit.” – thuhet në super-ekspertizës.

Drejtuesja e automjetet “Ford Fiesta” për shpejtësinë e lejuar të lëvizjes prej 50 km/h, me frenim të vrullshëm nuk ka pasur mundësi teknike për evitimin e përplasjes së këmbësores.” – thuhet tutje në ekspertizë.

Më 10 prill të vitit të kaluar, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, kishte shkaktuar një aksident trafiku në Prishtinë.

Në aksident ishte përfshirë edhe një fëmijë, por që ajo thoshte se fëmija ishte përplasur për veturën e saj, duke dashur të heqë përgjegjësinë nga vetja.

“Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqësisht njëri nga ta u përplas në veturën time. Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit. Ndihem më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmija nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi.” – kishte shkruar ajo.

 

Exit mobile version