Site icon PrishtinaPress

Ministrja e Drejtësisë në fushatë kundër produkteve serbe, viziton dyqanin “anti-Serbi”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është aktivizuar në fushatën për bojkotin ndaj produkteve serbe.

Të hënën, ajo do të vizitojë dyqanin e produkteve ushqimore “Plus Market” në Ferizaj.

Vizitën e ministres Haxhiu në marketin e njohur për bojkot ndaj prodhimeve serbe, e ka kumtuar sot “Plus Market” përmes një njoftimi për media.

“Ju njoftojmë se sot me datë (13.03.2023) në qendën tonë në rr. Besim Rexhepi, Ferizaj rreth orës 16:00 për vizitë do mirëpresim Ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës znj. Albulena Haxhiu”, thuhet në njoftimin e Plus Market.

“Plus Market” është një dyqan me artikuj ushqimor, i cili tregton produkte vendore, nga Shqipëria, si dhe nga vendet e tjera evropiane si: Sllovenia, Italia, Gjermania etj.

Exit mobile version