4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja e Drejtësisë habitë me deklaratën: Burgosen ata që vjedhin pula e biçikleta, jo ata që pasurohen jashtëligjshëm

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për reformën e thellë në Sistemin Prokurorial.

Duke folur rreth kësaj, ajo tha se Gjykata dhe Prokuroria e hedhin fajin të njëra-tjetra.

Ndonëse në postin e ministres, Haxhiu thekson se tek ne burgosen ata që vjedhin pula e biçikleta, jo ata që pasurohen jashtëligjshëm në kurriz të qytetarëve, ani pse ajo vet do të duhej të “luftonte” që kjo mos të ndodhte. 

“Sistemi prokurorial do të funksionte goxha mirë kur do ta kishte një trup të fuqishme që nuk lejon shkelje nga prokurorët dhe që vepron ndaj atyre të cilët nuk e kryejnë punën qysh duhet. Për mu janë problem serioz parashkrimet që bëhen. Sot ishte një organizim i shoqërisë civile për rastet më të mëdha të korrupsionit kemi parashkrimeve të rasteve. Tash Gjykata hedh fajin te Prokuroria, Prokuroria te Gjykata, mirëpo duhet veprime për ta adresuar këtë problem”. 

“A e kemi na ndonjë rast të një profili të lartë që është duke vuajtur dënimin me burgim për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Asnjë, mu nuk më kujtohet. Kemi ata që vjedhin pula ose biçikleta, ishte një rast në Podujevë. Ndaj këtyre janë shumë të ashpër. Pse su bënë të ashpër edhe ndaj këtyre që kanë kriju pasuri të pajustifikueshme në kurriz të qytetarëve. Synojmë të krijojmë balanc, llogaridhënie, transparencë, efikasitet“, u shpreh ajo në ATV.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img