0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja e Drejtësisë dënon sulmin ndaj Sylës: I papranueshëm dhe i dënueshëm

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit dhe opinionistit, Valon Syla.

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Haxhiu doli në një konferencë për media, ku tha se liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë.

Ajo shtoi se sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe të dënueshme.

“Dua të shpreh indinjatën tonë për sulmin e mbrendshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valo Sylaj. E dënojmë ashpër një veprim të tillë të dënueshëm. Sulmi që ka ndodhur mbrëmë është i papranueshëm dhe i patolerueshëm po ashtu siç e përmenda është edhe i dënueshëm. Urojmë që organet si Policia, prokuroria dhe gjyqësia ta bëjnë punën e tyre me seriozitetin më të lartë dhe jo vetëm ndaj këtij rasti, por ndaj të gjitha rasteve kur ka sulme ndaj gazetarëve. Iu urojmë shërim të shpejt gazetarit dhe opinionistit Valon Sylaj”, ka thënë Haxhiu.

Gazetari Sylaj është sulmuar nga tre persona të martën në Prishtinë, pas mbarimit të emisionit Pressing në T7./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img