Site icon PrishtinaPress

Ministrja Dumoshi uron xhudistet për suksesin e arritur në Paris

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi uron xhudistet Distria Krasniqi për medaljen e artë dhe Nora Gjakova për medaljen e bronztë në Grand Slam-in e xhudos që po mbahet më 8 e 9 shkurt në Paris të Francës.

Ministrja Dumoshi u shpreh se suksesi i xhudisteve tona janë nderi dhe frymëzimi i vendit dhe dëshmi që Kosova falë tyre ka vend meritor në sportin ndërkombëtar.

“Sportistët tanë po i japin çdo ditë e më shumë nder dhe vlerësim ndërkombëtar vendit tonë, duke u bërë zëri më pozitiv i Kosovës dhe shembull frymëzues për rininë tonë”, tha ministrja, duke theksuar se sukseset e sotme të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, janë dëshmi se shteti ynë po rritet dhe Kosova tashmë ka zënë vend meritor në hartën e sportit ndërkombëtar.

Gjitashtu ministrja Dumoshi theksoi se si ministre është e përkushtuar që të punojë për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën që sportistët tanë të mund të zhvillohen sa më mirë.

Exit mobile version