Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi takoi drejtuesit e institucioneve qendrore të kulturës, me të cilët diskutoi për koordinimin dhe realizimin e programit që MKRS-ja ka për kulturë.
Ministrja Dumoshi kërkoi që angazhimi të jetë maksimal dhe projektet të jenë sa më me vlera dhe sa më cilësore.