Site icon PrishtinaPress

Ministrja Dumoshi njofton Nataliya Apostolovën për planet dhe projektet e MKRS-së

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Shefen e Zyrës dhe Përfaqësuesen Speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën diskutoi mbi bashkëpunimin mes MKRS-së dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

Duke falënderuar për ndihmën e BE-së dhënë Kosovës përgjatë këtyre viteve, ministrja Dumoshi e njoftoi shefen Apostolova për planet e saj dhe projektet e MKRS-së.

Ministrja Dumoshi shpjegoi projektet e ministrisë që kanë synim avancimin e fushës së kulturës, angazhimin e rinisë dhe avancimin e sportit.

Ministrja e njoftoi Shefen e BE-së në Kosovë edhe për planet dhe politikat që ka për synim që t’i realizojë Ministria në të ardhmen dhe në këtë drejtim ministrja u shpreh së shpreson edhe në përkrahjen e Zyrës së BE-së në Kosovë, sidomos në promovimin e diplomacisë dhe diversitetit kulturor.

Gjithashtu, Ministrja shpalosi para delegacionit planet për hartimin e dy strategjive atë për kulturë dhe tjetrën për rini, për të cilat kërkoi edhe ndihmën dhe kontributin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ministrja Dumoshi tha se MKRS është plotësisht e përkushtuar të bashkëpunojë me Zyrën e BE-së në Kosovë për fushat si trashëgimia kulturore, rinia dhe sporti si dhe për avancimin dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-së.

Ndërsa, përfaqësuesja e posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova e uroi Ministren Dumoshi për marrjen e detyrës, e falënderoi për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim me BE-së si dhe shfaqi interesim për projektet e MKRS-së veçanërisht në ato që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore, avancimin e kulturës dhe dialogun mes të rinjve.

Exit mobile version