1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Dumoshi: Jemi për bashkëpunim substancial me Shqipërinë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në një takim njohës Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Ministrja Dumoshi ka vlerësuar se Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim konkret në fushën e kulturës siç është Kalendari i Përbashkët Kulturor dhe ky projekt i përbashkët duhet të pasurohet edhe më shumë me aktivitete tjera, porse duhet të realizojmë edhe projekte tjera të përbashkëta mes dy vendeve tona edhe në fushat tjera. Projekti në fjalë ka shërbyer si një shembull bashkëpunimi mes dy vendeve edhe për institucionet tjera të nivelit qendror por edhe atij lokal, vlerësoi ministrja.

Gjithashtu, Ministrja Dumoshi theksoi se përmes shkëmbimit të përvojave të mira dhe ekspertëve të fushave të veçanta, kultura do të avancohet në një nivel tjetër andej e këndej kufirit. Në kuadër të zhvillimit të politikave të mirëfillta, duhet të rritet bashkëpunimi i mëtejmë mes Kosovës e Shqipërisë, varësisht prej ideve e projekteve që ekspertët e fushave përkatëse propozojnë e parashohin.

Ministrja u shpreh se është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje në lidhje me zhvillimin dhe koordinimin sa më të mirë për avancimin e këtij bashkëpunimi përtej organizimeve të përbashkëta, duke realizuar projekte substanciale dhe që kishin me ndikuar në prezantimin sa më të mirë të kulturës shqiptare në përgjithësi edhe në arenën ndërkombëtare.

Ndërkaq, ambasadori Minxhozi ka uruar ministren për marrjen e detyrës dhe theksoi se se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të vazhdojë duke u intensifikuar edhe me tej, përmes hapave dhe projekteve konkrete dhe të definuara saktë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img