2.7 C
Pristina
Monday, March 3, 2025

Buy now

spot_img

Ministrit Vitia i kërkohet ta pezullojë vendimin për çmimin e barnave

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka ftuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia që që të pezullojë menjëherë vendimin për çmimin e barnave.

Sipas OFK-së ky vendim ka shkaktuar krizë në sistemin shëndetësor dhe tregun farmaceutik, si dhe ka cënuar shërbimin cilësor shëndetësorë të qytetarëve.

“Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me mungesën e barnave, përfshirë ato esenciale në sektorin publik dhe private, që ka shkaktuar krizë në sistemin shëndetësor dhe po cënon shërbimin cilësor shëndetësorë të qytetarëve , krizë kjo që ka lindur si pasojë e vendimi të Ministrit të Shëndetësisë për cmimin e barnave. OFK vazhdimisht është duke pasur presion nga anëtarët tanë dhe qytatarët për problemet që po hasen në mungesës së barnave esenciale, të cilat janë jetike për shëndetin e pacientëve dhe për funksionimin normal të sistemit shëndetësor. OFK me kohë ka paralajmëruar Ministrin e Shëndetësisë shumë para nxjerrjes së vendimit se një metodë e tillë e punës do të shkaktoj këtë kaos në tregun farmaceutik duke cënuar edhe sigurinë e qytetarëve tanë.OFK konsideron se këto vetëm janë rezultatet e para të kësaj krize e cila vetëm sa do të vij e përkeqësohet”, thuhet në reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img