9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministrit Hoxhaj i ndërpritet fjalimi në Zvicër, të rinjtë kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj,  është duke qëndruar në Zvicër, ku pas disa takimeve ka pasur të mbajë një fjalim në Universitetin e Bernës.

Fjalimi i tij është ndërprerë nga disa të rinj shqiptarë të cilët janë ngritur në këmbë dhe kanë mbajtur pankarta në duar.
Në videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ata kanë kaluar paqësisht pas shpinës së Hoxhajt, i cili i ka shikuar për një çast, dhe kanë dalë jashtë.
Parullat që ata mbanin ishin:
“Drejtësi për Astritin”,
“Liri për aktivistët politikë”,
“Enver Hoxhaj është anëtar i qeverisë autoritare”,
“Ju jeni anëtar i një regjimi kriminal, nuk keni vend këtu për fjalime”,
“Astrit Dehari u vra në burgun e Prizrenit”,
“Astriti u rrit në Bern, u kthye në atdhe, ku u vra”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img