Site icon PrishtinaPress

Ministria ua qet pagat punëtorëve të shtetit për nder të fillimit të vitit të ri shkollor

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit civilë dhe ata që marrin pagë nga buxheti i shtetit, se sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin gusht.

Për nder të fillimit të vitit të ri shkollor, ekzekutimi i pagave është bërë më herët se ekzekutimi i rregullt i tyre.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza, të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve iu uron suksese dhe fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

Exit mobile version