Site icon PrishtinaPress

Ministria për Komunitete e Kthim ndan 3 milionë € për 99 përfitues – Kurti premton fonde për të gjithë pa dallim

99 përfitues kanë nënshkruar kontratat si përfitues të thirrjes për përkrahjen e bizneseve nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se projekti që kap vlerën prej 3 milionë euro, do të ndahet në disa faza, ndërsa përfituesit janë nga lëmi të e ndryshme.

Ai me këtë rast premtoi edhe më shumë fonde për të gjithë pa dallim.

“Unë kam qenë kryeministër edhe vitin e kaluar dhe kjo punë kërkon një ministër si Rashiq që të përfundojë ky projekt. Jam i lumtur që projekti në vlerë prej 3 milionë euro po jetësohet”, tha Kurti.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se kontrata përbën obligime dhe përgjegjësi për të dyja palët. Tha se dikasteri që ai e drejton do ta bëjë vlerësimin çdo dy vite.

“Pjesa më e rëndësishme është që ju si përfitues keni të drejta dhe obligime në kontratë dhe është dizajnuar si e atillë që ju bën përgjegjës dhe obligim, për të dyja palët”.

“Ne do t’u përcjellim, për çdo dy vjet e kemi obligim që ta mbikëqyrim projektin nëse jeni të aftë për ta kryer atë punë dhe nëse do të jetë e nevojshme Kjo është një strategji afatgjate që gjithmonë institucionet do ti keni pranë jush”, tha Rashiq.

Exit mobile version