Site icon PrishtinaPress

Ministria ia pamundëson vetes zgjerimin e ofertës për blerje librash

Asnjëra palë nuk pajtohen me kriteret. Por edhe këtë vit blerja e librave dhe financimi i botimit të revistave letrare do të bëhet me rregulla të njëjta, shkruan sot Koha Ditore.

Kriteri më i diskutueshëm mbetet ai i kushtëzimit që librat të jenë të botuar në dy vjetët e fundit. Por Ministria e Kulturës as këtë vit nuk e ka ndryshuar Rregulloren për punën e Këshillit të librit, që është në fuqi prej vitit 2012.

Sipas konkursit që është hapur të mërkurën, librat që do të blihen duhet të jenë vepra me vlerë kulturore artistike kombëtare, përkthime të cilat paraqesin arritje të përgjithshme artistike e vepra të botuara në dy vjetët e fundit nga botues të regjistruar në Republikën e Kosovës. Përjashtohen blerjet e librave botimi i të cilëve është përkrahur financiarisht nga MKRS-ja, tekstet shkollore, doracakët dhe udhëzuesit, publikimet komerciale e botimet të cilat “nuk i plotësojnë standardet e kulturës së librit”.

Exit mobile version