Site icon PrishtinaPress

Ministria e Xhelal Sveçlës shpall tender për sallatë ruse (dokument)

Ministria e Punëve të Brendshme (MB) që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur një tender prej 120 mijë euro për shërbime hoteliere, e ku në mesin e disa produkteve të kërkuara, ata kanë kërkuar që përmes këtij tenderi të blejnë edhe sallatë ruse.

Përmes këtij tenderi Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar shërbime si furnizim me makiato të madhe dhe vogël, kafae Kapuchino, kafe ness si dhe qumësht me çokolatë.

Gjithashtu MB-ja ka kërkuar edhe çaj me filtër, pije ne kanaqe  330 ml si Coca Cola, Fanta, Sprite, Biter Limon, Tonik, Shwepes, çaj i ftohtë, lëngje frutash  paketim qelqi  250 ml. si pjeshkë, mollë,  portokall, dredhëz, dardhë, ananas , vishnje, xhus, ujë natyral si dhe ujë mineral.

Po ashtu, përmes këtij tenderi 120 mije euro MB-ja ka kërkuar edhe koktej me përmbajtje si:  Kikirika, qipsa, shkopinj te njelmët, sallam, pershutë, rriska buke me pershutë, sallatë të patateve, si dhe koktej me përmbajtje si: Kikirika, qipsa, shkopinj te njelmët, sallam, pershute, rriska buke me pershut, sallat te patateve, fli, mantija, qofte te skares, kërpudha te fërguara, sallat ruse, djathëra te ndryshëm, vezë te mbushura, ujë, pije freskuese, te gazuara, lëngje, dhe verëra,.

Exit mobile version