As kjo Qeveri nuk i shmanget dot “luksit”. Dukuria e qeverive të kaluara, që me para të taksapaguesve të pajisen me teknologji të fundit të telefonëve të “mencur” nuk i rezistojnë as ministrat e Qeverisë Kurti2.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e udhëhequr ngë Donika Gërvalla -Schwarz, së fundi është pajisur me “Smart TV dhe Telefon” , këto dy produkte i kushtuan ministrisë mbi 4 mijë euro.
Sipas njoftimit të KRPP-së, Ministria e Punëve të Jashtme, ka shpërblyer kompaninë e cila e ka ofruar çmimin më të lirë për “Smart Tv dhe telefon”. Cmimi më i lirë ka fituar kontratën me oferëtn prej 4, 347.00 euro.