Site icon PrishtinaPress

Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e fundit për COVID 19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se ka kryer 3,344 testime.

Nga këto testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri total i rasteve aktive me COVID-19 është 509, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158,060, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga ky virus kanë vdekur 2,991 persona.

Exit mobile version