Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, ka njoftuar se 15 mijë e 899 njerëz janë vrarë atje që nga 7 tetori.
Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se 349 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite që nga përditësimi i fundit i tyre, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Hamasi thotë gjithashtu se 70 për qind e viktimave janë gra dhe fëmijë.