Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë për “Krijimin e Zonimit në Kujdesin Parësor Shëndetësor“.
Një gjë e till përcakton hartën zonale për institucionet shëndetësore, koordinata të sakta gjeohapësinore, me qëllim që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në institucionet shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSh).
Përmes kësaj po ashtu do të mundësohen planifikimi në të ardhmen, si dhe administrimi dhe shpërndarja e burimeve do të bëhet në bazë të zonës dhe nevojave për shërbime ndaj qytetarëve.
“Fushëveprimi i projektit “Krijimi i Zonimit në Kujdesin Parësor Shëndetësor” përfshin fillimisht katër komuna (Lipjan, Prizren, Istog dhe Prishtinë), me nga pesë Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF). Pas pilotimit do të vlerësohen rezultatet e projektit në mënyrë që të gjeturat pozitive të aplikohen në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e MSh-së.
“Rezultatet nga të dhënat e grumbulluara nga ky pilot-projekt do të mundojnë planifikimin e duhur për shtrirjen në nivel të përgjithshëm, zonimin e KPSh që është një prej hapave më të rëndësishëm në reformën për shëndetësinë, në kuadër të Sistemit Informativ Shëndetësor (SISh)”.
“Gjithashtu, në fazën finale është edhe studimi i fizibilitetit për SISh, ndërsa të gjeturat do të analizohen për të krijuar sistemin e integruar të informimit shëndetësorë për të gjithë qytetarët”.