Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se të paktën 18 persona, përfshirë nëntë fëmijë, u vranë pasi Izraeli goditi zonat e banuara në Rafah.
Të plagosur mbeten edhe disa persona në granatimet pranë lagjes Al-Nasr, në verilindje të qytetit të Rafah, sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA.
Ministria ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i të vdekurve në Gaza që nga 7 tetori tani është 32 mijë 414, ndërkaq numri i të plagosurve ka shkuar në 74 mijë 787, shkruan CNN.
Kjo ministri gjithashtu bëri të ditur se 81 njerëz janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit.